Zidane në listën e Chelseat për pasardhës të Potterit

03 mars 2023 | 10:44

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është në listën e Chelseat, gjithmonë nëse shkarkohet trajneri aktual Graham Potter.

Në listën e Chelseat është edhe ish-trajneri i Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrique. Potter është nën presion serioz në “Stamford Bridge” mes një ecurie katastrofale të formës që ka parë që “Blutë” të marrin vetëm një fitore në 11 ndeshje, pasi shpenzuan afër 300 milionë funte për nënshkrime të reja në janar.

Ndërsa ai ka marrë mbështetje të pakushtëzuar nga pronari Todd Boehly deri në këtë pikë, besohet se dy ndeshjet e tyre të ardhshme kundër Leeds United dhe Borussia Dortmund mund të jenë vendimtare për ish-trajnerin e Brighton, i cili ka fituar vetëm nëntë nga 26 ndeshjet e tij në krye.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me të përfunduar stinori vjeshtor në Albi Mall Superligën e…