Zidane nuk është i interesuar për ofertën e Unitedit
Një kandidaturë më pak për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester Unitedit, nëse drejtuesit e “Djajve të Kuq” vendosin të shkarkojnë teknikun norvegjez.
Zinedine Zidane, ish-trajneri i Realit të Madridit dhe një ndër emrat më të pëlqyer të tifozëve të Unitedit për t’i dhënë drejtimin e skuadrës, nuk është aspak i tërhequr nga ideja për t’u ulur në stolin e “Djajve të Kuq” dhe, sipas raportimeve të mediave angleze, ka dalë nga gara pasi nuk është i interesuar për ta marrë drejtimin e klubit anglez.
Drejtuesit e Manchester Unitedit për momentin kanë vendosur ta vazhdojnë aventurën me Solskjaerin, por sfidat e radhës mund të vendosin fatet e norvegjezit, ndërkohë që edhe Antonio Conte, një emër i pëlqyer për drejtuesit e klubit nga “Old Trafford”, nuk kanë dëshirë që të marrë një skuadër në mes të sezonit dhe kandidaturat për pasuesin e Solskjaerit në stolin e Unitedit sa vijnë e pakësohen.