Zidane: Nuk është momenti të bëhem trajner i Francës
Zinedine Zidane thyen heshtjen, flet për disa nga opsionet e lakuara në media, ku temë kryesore mbetet mundësia për të drejtuar përfaqësuesen franceze.
“E kam thënë gjithnjë, ku e njeh Francën si lojtar, më pas kur bëhesh trajner është logjike të mendosh që një ditë mund ta drejtosh, por nuk është momenti. Kam qenë gjithnjë ambicioz. Kur luaja për Cannes, dëshiroja të shkoja te Bordeaux. Më pas dëshiroja të luaja te Juventus, më pas te Real Madrid. Gjithnjë kam besuar në veten time”, ka thënë Zidane.
“Një rikthim tjetër te Real Madrid? Unë nuk i programojë gjërat, bëj atë që ndjej. Në fillim kalova 2 vite gjysmë te Reali, fituam gjithçka, më pas mora një pushim. Pas tetë muajsh presidenti Perez më mori në telefon dhe u riktheva menjëherë. Gjithmonë më shoqëronte një mundim: Pse duhet të rikthehem pas asaj që kisha bërë? Përse të rrezikoja që të bëja më pak mirë? Por kështu është, shpesh rrezikojë në mënyrë instiktive”, u shpreh Zidane.