Zidane nuk lejon shitjen e Marcelos
12 mars 2019
| 15:58
Trajneri Zinedine Zidane i ka kërkuar presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit, të mos e lejojë shitjen e mbrojtësit brazilian, Marcelo.
Sipas të përditshmes braziliane, “A Bola Brasil”, Zidane dëshiron ta mbajë Marcelon në “Santiago Bernabeu”, pasi që beson se ai do të jetë i rëndësishëm për projektin e tij në klub.
Gjatë javës së kaluar mediet italiane raportuan se Marcelo ka arritur marrëveshje me Juventusit dhe se transferimi i tij do të ndodh gjatë verës.