Zidane, objektiv i Chelseat për pasardhës të Sarrit
Zinedine Zidane është objektivi kryesor i drejtuesve të Chelseat për zëvendësimin e Maurizio Sarrit, nën drejtimin e të cilit blutë e Londrës po kalojnë një periudhë krize rezultatesh, që kulmoi me humbjen 6-0 ndaj Manchester Cityt.
Mësohet se londinezët janë gati të formulojnë një ofertë për francezin, që ka marrë një vit pushim pas aventurës tepër të suksesshme në krye të Realit të Madridit, ku fitoi tri Liga të Kampionëve radhazi dhe titullin e La Ligës. Ideja e Roman Abramovichit është ta marrë francezin, për ta bindur mesfushorin belg, Eden Hazard, që ta rinovojë kontratën dhe ta injorojë interesimin e vazhdueshëm dhe serioz të Realit të Madridit.
Sarri, gjithsesi, ka ende kohë për ta ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve, por ka një kalendar vërtet të çmendur dhe të vështirë për ta kthyer besimin e drejtuesve.