Zidane paralajmëron largimin: Reali ekip më i mirë pa mua

21 maj 2021 | 15:29

Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane në konferencën për shtyp nga prag të sfidës së fundit në La Liga kundër Villarreal, u shpreh se madrilenët janë një ekip më i mirë pa të duke dhënë një sinjal të qartë lamtumire.

“Nuk ka rëndësi nëse do të jem vitin e ardhshëm, fokusi qëndron vetëm tek ndeshja e cila do të tregojë nëse ishte një sezon për notë 9.5 apo për 10. Nuk është koha për të folur për të ardhmen, nuk do t’i përgjigjem pyetjeve të tilla. Reali më i mirë pa mua? Po, sigurisht. Unë kam qenë këtu për 20 vite dhe është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Jam me fat që jam në këtë klub të shkëlqyeshëm”, ka thënë Zidane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Rinisë së PDK-së dhe anëtarja e Këshillit Drejtues…