Zidane, pas barazimit ndaj Osasunës: Nuk ishte ndeshje futbolli

10 janar 2021 | 12:47

Spanja është goditur nga stuhia Filomena dhe një pjesë e mirë e vendit është mbuluar nga dëbora, ndërsa shumë ndeshje futbolli u shtynë.

Në mesin e tyre nuk ishte sfida e Osasunës ndaj Realit. Trajneri Zidane ka mbetur shumë i pakënaqur, teksa sipas tij sfida duhej të shtyhej.

“Mendoj se për kushtet atmosferike, ky takim duhej të shtyhej. Qëndruam tre orë në ajër, në pritje për t’u ulur dhe më pas luajtëm në kushte shumë të vështira. Kjo nuk ishte aspak një ndeshje futbolli, ndaj nuk më intereson as rezultati. Nuk ishin as kushtet më minimale për të luajtur një ndeshje futbolli, si për ne, ashtu edhe për kundërshtarët. Na kanë thënë se aeroporti i Madridit është i mbyllur përkohësisht për shkak të dëborës dhe do të vijojmë të qëndrojmë këtu. Shpresoj që të kthehemi të hënën, pasi të mërkurën kemi një ndeshje tjetër dhe nuk kemi aspak kohë për t’u përgatitur”, ka thënë Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme turke, Meryem Uzerli, është bërë nënë për…