Zidane përjashton kalimin te Unitedi: Nuk e flas rrjedhshëm anglishten

10 shtator 2024 | 14:56

Zinedine Zidane ka dhënë një intervistë për prestigjiozen franceze “L’Equipe” në një moment delikat. Si Manchester United edhe Franca kanë vendosur në dyshim të ardhmen e trajnerëve respektivë dhe fjalët e ish-numrit dhjetë të transalpinëve i kanë hedhur edhe më shumë “benzinë zjarrit”.

“A do të më pëlqente që të shkoja në Manchester? Kuptoj anglishten, por nuk e flas rrjedhshëm. Unë kam parë trajnerë, të cilët kanë pranuar të punojnë në vende ku nuk dinë të thonë as mirëmëngjesi, por unë nuk jam ashtu, punoj ndryshe. Që të fitosh duhet që të kesh disa elemente, unë i di ato. Di se çfarë duhet për të fituar”, ka thënë Zidane.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…