Zidane: PSG-ja mund t’ia dalë edhe pa Neymarin
02 mars 2018
| 18:12
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pret përballje të vështirë kundër Paris Saint-Germainit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligë të Kampionëve, javën e ardhshme, përkundër faktit se Neymar do të mungojë.
Zidane thotë se e kupton si ndihet Neymari, por insiston se PSG-ja ka skuadër shumë të fortë për t’ia dalë mbanë edhe pa 26-vjeçarin, edhe pse gjiganti francez e humbi ndeshjen e parë 3-1 në “Santiago Bernabeu”. “Na vjen keq për Neymarin, por ata janë skuadër e fortë dhe e mirë dhe kushdo që zë vendin e Neymarit do të jetë i mirë. Nuk po mendojmë se do të jetë ndeshje e lehtë”, ka thënë Zidane.