Zidane: Realin nuk do ta mposhtë më askush
07 dhjetor 2020
| 11:10
Real Madridi fitoi me rezultat 0-1 në fushën e Sevillas. Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane, pas fitores ndaj skuadrës andaluziane, ka vlerësuar karakterin e lojtarëve të tij, të cilët vinin nga dy humbje radhazi.
“Ishte një ndeshje e bukur. Vuajtëm në pjesën e dytë, por ka rëndësi të madhe të dish të vuash dhe sakrifikosh. Jam i kënaqur për djemtë, pasi ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për ta. Jemi një skuadër me karakter të fortë. Sigurisht se nuk ndikon për mirë fakti që luajmë çdo tri ditë, por ne nuk ndalemi kurrë. Rëndësi ka të rikuperohemi fizikisht dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër. E dimë që kemi disa probleme, por kur t’i rregullojmë do ta kenë të vështirë ta na mposhtin”, ka thënë Zidane.