Zidane: Ronaldo nuk po i mungon Realit

23 dhjetor 2019 | 13:31

Real Madridit nuk është duke i munguar ish-ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, me gjithë mungesën e golave në ndeshjet e fundit. Kështu ka bërë me dije trajneri Zinedine Zidane.

“Gjithçka që kemi nevojë është të vazhdojmë ta bëjmë atë që jemi duke e bërë. Është vetëm një moment, janë vetëm dy ndeshje që nuk shënojmë gol. Kështu e ka futbolli. Do t’i kthehemi punës dhe kur t’ia nisim të fitojmë përsëri, do ta tejkalojmë këtë problem”, ka thënë Zidane.

“Ju më pyesni, unë përgjigjem. Nuk kemi nevojë për asgjë. Thjesht duhet të vazhdojmë ta bëjmë atë që jemi duke e bërë”, ka deklaruar Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e…