Zidane rrezikon shkarkimin nga Realin
Dy humbjet radhazi te Real Madridi kanë bërë që të rishfaqen zërat për një largim të parakohshëm të Zidane nga drejtimi i ekipit. Francezi u rikthye mbas një viti dhe ishte në gjendje të shpëtonte skuadrën e bardhë përsëri, kur i duhej më shumë.
Sipas gazetës “AS” drejtuesit madrilen kanë nisur të mendojnë për pasuesin e tij. Emri i parë është në shtëpi, teksa bëhet fjalë për një rikthim të Raul, por tashmë si trajner, ndërkohë që më i mundshëm është Pochettino.
Opsioni ideal për Florentino Perez është ai i Raul González. Ishte presidenti, i cili insistoi që legjenda e Madridit të kthehej në klub, pasi kishte përfunduar një fazë si ambasador i të bardhëve në SHBA. Tani stërvit të rinjtë e Real Madridit, por mbi “7” mitike ka dyshime nëse është gati ta hedhë hapin e madh.