Zidane shihet si pasardhës i Pirlos në Juventus
11 maj 2021
| 12:35
Trajneri aktual i Real Madridit, Zinedine Zidane, po shihet si një zëvendësues i mundshëm i Andrea Pirlos te Juventusi.
E ardhmja e Pirlos te Juventusi është në pikëpyetje për sezonin e ardhshëm pasi që nuk arriti ta fitoj titullin e dhjetë me radhë në Itali dhe momentalisht janë në pozicion që i mbanë jashtë garës së Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, shkruan Marca.
Kjo situatë ka krijuar mjaftë shumë kritika për trajnerin e Juventusit dhe ka bërë që drejtuesit e klubit të shohin mundësinë e zëvendësimit të tij.
Zidane momentalisht është në garë me Real Madridin për të fituar titullin e La Ligas ku ndodhen 2 pikë larg vendit të parë pas dështimit përball Sevillas në vikend.