![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/Zielinski.jpg)
Zielinski largohet nga Napoli
21 maj 2024
| 16:42
Festa e ditëlindjes dhe lamtumira për shokët e tij, klubin dhe qytetin e Napolit. Piotr Zielinski, pjesë e Napolit që nga viti 2016, dje mbushi 30 vjeç dhe e festoi së bashku me skuadrën të cilës i kushtoi një letër falënderimi.
“Ju jeni njerëz të jashtëzakonshëm të cilët kam mësuar t’i dua dhe respektoj. Më pëlqen mentaliteti juaj me të cilin mund të jeni krenarë dhe për të cilin unë do t’ju falënderoj. Klubi është në përputhje me ëndrrat e mia, u përpoqa të bëj më të mirën për mbështetjen tuaj”, ka thënë ai. Zielinski me gjasë do të kalojë te Interi.