Zielinski, lojtar i ri i Interit

04 korrik 2024 | 11:57

Piotr Zielinski është përforcimi i fundit i Interit për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, konfirmimi i mesfushorit polak nuk është bërë nga kampionët e Italisë, por nga faqja e Serisë A, në të cilën ka dalë njoftimi për depozitimin e kontratës së lojtarit.

Në moshën 30-vjeçare, Zielinski arrin si transferim i lirë te Interi pas tetë sezonesh me Napolin, klub për të cilin sezonin e kaluar luajti 35 ndeshje në të cilat shënoi katër gola dhe asistoi dy të tjera. Para Napolit, mesfushori polak ka përfaqësuar edhe Empolin dhe Udinesen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari Bislim Zyrapi, ka thënë se Drejtoria Politike merrej me…