Zinchenko: Anglia nuk duhen të na frikësojë, por të na motivojë

02 korrik 2021 | 22:24

Ylli i Ukrainës, Oleksandr Zinchenko, ka thënë se ai njeh shumë lojtarë personalisht pasi me shumicën prej tyre ka pasur rastin të luajë në Premierligë.

“Kam shikuar të gjitha ndeshjet e tyre, përjashtuar këtë të fundit, pasi ne gjithashtu kishim ndeshje. Gjeja e parë që pashë është se në kampin e tyre njoh shumë lojtarë nga Premierliga, me disa personalisht jam ndeshur me ta”, ka thënë Zinchenko.

“Është shumë e vështirë të shënosh ndaj tyre, sepse ata janë mjaft të organizuar dhe dinamikë. Gjithashtu, ata kanë bankën rezervë të mirë që kushton sa tri skuadra të Ukrainës. Ata nuk duhen të na frikësojnë, por të na motivojnë. Mendoj se trajneri dhe ekipi teknik do të na tregojnë sesi ta eliminojmë rrezikun ndaj tyre. Unë kam kuptuar që në jetë është gjithçka e mundur dhe ne do të kërkojmë ta bëjmë pikërisht këtë ndaj tyre”, ka shtuar Zinchenko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore…