Zinchenko ‘shpërthen’ në lot kur flet për pushtimin e Ukrainës nga Rusia
Në fund të shkurtit, Rusia pushtoi Ukrainën. Një nga pasojat e shumta ishte shtyrja e play-offit të Botërorit të Kombëtares së Ukrainës, që do të luhej më 24 mars.
Ndeshja kundër Skocisë do të luhet të mërkurën mbrëma në Hamden Park në Glasgoë.
Kombëtarja tashmë është mbledhur për herë të parë që nga fillimi i pushtimit.
Një ditë para ndeshjes u mbajt një konferencë për shtyp dhe në podium doli lojtari i Manchester City, Alexander Zinchenko.
Dhe u emocionua kur u takua me shtypin, veçanërisht kur ai mori pyetje për luftën.
“Çdo ukrainas ka vetëm një dëshirë: që lufta të përfundojë. Kam takuar fëmijë që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, por ata kanë të njëjtën ëndërr: që lufta të përfundojë. Por ne kemi edhe një ëndërr tjetër, të shkojmë në Botëror” tha ylli ukrainas dhe nuk i mbajti dot lotët.
Fituesi i ndeshjes mes Skocisë dhe Ukrainës do të përballet me Uellsin në finalen e playoff-it. Skuadra kualifikuese hyn në Grupin A, ku do të luajnë edhe Anglia, SHBA dhe Irani.
Zinchenko breaks down in tears during today’s presser:
‘Every 🇺🇦 wants one thing – to stop the war. I spoke to kids who don’t understand what’s happening – but they have one dream – they want the war to end 🥺 We also have another dream – that’s to make the World Cup in 🇶🇦’ pic.twitter.com/JLReisG7Dc
— Zorya Londonsk (@ZoryaLondonsk) May 31, 2022