“Ziraat Bank” hap degën e saj të 4-të në Ferizaj
“Ziraat Bank”, e cila menaxhon një ndër portofolet më të mëdha të Turqisë dhe është një nga bankat më të mëdha të Turqisë me 12% pjesëmarrje në pasuritë total të shtetit e që udhëheq sektorin me një grup të gjerë të produkteve dhe shërbimeve tashmë ka hapur degën e saj të 4-të në Ferizaj pas degëve të Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës ku funksiononqë nga viti 2015. “Shërbimet e vazhdueshme dhe superiore për klientët e saj të ndarë në segmentet bankare sipërmarrëse, të korporatave, komerciale dhe individual, kanë bërë që kjo bankë degën e 102 t’a hap pikërisht në Ferizaj, si kërkesë e vazhdueshme dhe në rritje e klientëve të saj. Përmes hapjes së kësaj dege, “Ziraat Bank”, është një hap më afër arritjes së objektivave të saj për t’u bërë një ndërmjetës në tregtinë e jashtme midis dy vendeve dhe përmbushjen e të gjitha llojeve të nevojave financiare të klientëve të saj, veçanërisht korporatave, përmes rrjetit të degëve të saj që po përhapen në tërë Kosovën”, është thënë në njoftimin e “Ziraat Bank”.
Sipas këtij njoftimi, përveç Kosovës, Ziraat Finance Group ka degë në Mbretërinë e Bashkuar, Bullgari, Greqi, TRNC, Irak, Bahrein dhe Arabinë Saudite dhe banka ndihmëse në Gjermani, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovin, Rusi, Gjeorgji, Azerbajxhan, Kazakistan, Uzbekistan dhe Turkmenistan. “Prezenca e saj me degë dhe filiale të huaj në 102 pika në të gjithë botën, si një ofrues global i shërbimeve financiare, gjithashtu kontribuon në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Turqisë dhe vendeve ku operon”, thuhet në njoftim.
/Epoka e re/