Ziraat Bank hap degën e tretë në Kosovë
26 tetor 2018
| 14:16
Ziraat Bank ka njoftuar se ka hapur degën e tretë në Kosovë, në qytetin e Pejës.
Pas hapjes së degëve në Prishtinë dhe Prizren, me miratimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), është për edhe hapjen e degës në Pejë, në Rrugën “Mbretëresha Teutë”. “Hapja e degëve të reja të kësaj bake në Kosovë, është edhe një tregues i investimeve të vazhdueshme të shtetit turk në Kosovë, me qëllim të përkrahjes së vazhdueshme të zhvillimit ekonomik të vendit dhe ngritjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve”, thuhet në njoftim.