Zjarr dhe tymuese, Kuvendi i Shqipërisë miraton në parim buxhetin për vitin 2024
20 nëntor 2023
| 13:01
Vetëm pesë minuta ka zgjatur seanca plenare e kësaj të hëne, kur pritej të diskutohej Projektligji për buxhetin e vitit 2024.
Deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget tek foltorja e Kuvendit, ndërsa janë përplasur fizikisht me disa prej punonjësve të gardës.
As kontrollet e shtuara në hyrje të Kuvendit nuk i kanë ndaluar deputetët e opozitës të merrnin edhe këtë seancë flakadanët, të cilët i kanë ndezur në nisje të seancës plenare.
Pavarësisht kësaj, shumica parlamentare ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2024.