Zjarr i madh në fshatin Aliko në Shqipëri
22 gusht 2021
| 22:50
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele fshatin Aliko në Bashkinë e Finiqit.
Euronews Albania mëson se një pjesë e banorëve fillimisht u evakuuan pasi flakët po përhapeshin me shpejtësi duke vënë në rrezik jetën e tyre.
Zjarrfikësit e Finiqit, Sarandës dhe Delvinës të ndihmuar edhe nga banorët arritën të vënë flakët nën kontroll.
Si pasojë e flakëve u dogjën dhjetëra hektarë me ullinj dhe vreshtari, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz dhe shtëpi.
Aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat e fshatit pasi zjarri është zhvendosur në perfieri.