Zjarr i madh në Lushnje, digjen mbi 5 hektarë pisha dhe shkurre

12 gusht 2024 | 23:37

Një zjarr ka rënë mbrëmjen në masivin pyjor të fshatit Lekaj në Lushnjë. Zjarri ka djegur mbi 5 hektarë me shkurre dhe pisha.

Zjarrfikësve të Lushnjes i kanë shkuar në ndihmë zjarrfikësit nga Fieri e Patosi.  Ndërkohë janë edhe banorë të zonës në ndihmë të situatës.

Terreni bën të vështirë lëvizjen e mjeteve dhe po ndërhyhet me mjete rrethanore.  Fatmirësisht nuk fryn erë dhe zjarri përparon ngadalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon lufta me flakët në Athinë. Vetëm në pak orë…