Zjarr i madh në malet e Deçanit, Ramosaj kërkon ndihmë

09 mars 2025 | 08:03

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kërkuar ndihmë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit.

Ai ka thënë se situata kërkon reagim të menjëhershëm.

“Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

THIRRJE PËR VULLNETARË

Të nderuar qytetarë,

Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh.

Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme.

Ju falënderoj për gatishmërinë dhe solidaritetin tuaj!

BR

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Rahoveci merr fitoren e parë dhe jetike me Liridon…