Zjarr i madh prapa lagjes “Eliza” në Fushë-Kosovë, intervenojnë policia dhe zjarrfikësit
07 shtator 2024
| 23:42
Një zjarr i madh është përhapur në Fushë-Kosovë. Një hapësirë e konsiderueshme e tokës djerrinë që gjendet prapa lagjes “Eliza” është përfshirë nga zjarri.
Akoma nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar aksidentalisht, apo qëllimshëm.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline vërehet se, teksa zjarri përhapet, policia dhe zjarrfikësit po mundohen ta shuajnë.