Zjarr në barnatoren Rexall në Prishtinë, Policia jep detaje

10 shtator 2021 | 09:41

Barnatorja “Rexall” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit. Nga zjarri s’ka persona të lënduar, derisa Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast, që e ka cilësuar si “zjarrvënie”.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Në ora 03:05, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. 

Me rastin i cili është cilësuar si zjarrvënie po merret Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Përkundër faktit se informacioni në media ishte…