Zjarr në fshatin Merdar, policia jep informacione

17 prill 2022 | 09:46

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka raportuar për dy zjarrvënie në komunën e Podujevës.

Në fshatin Merdar raportohet se është përhapur edhe një zjarr malor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e zjarrfikësve për ta lokalizuar zjarrin.

“Është pranuar një informatë se në fshatin e lartcekur është përhapur një zjarr malor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”.

Sipas policisë, në po të njëjtin fshat një grua ka njoftuar se, pasi është kthyer në shtëpi, ka vërejtur se një pjesë e roletave në shtëpi ishte djegur.

“Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se pasi është kthyer në shtëpi, ka vërejtur se një pjesë e roletave është djegur pjesërisht. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Zijin e Kinës ka trefishuar prodhimin e saj në…