Zjarr në ndërtesën e Bankës Kombëtare të Kuvajtit
27 shtator 2018
| 21:23
Ndërtesa e cila po ndërtohet për Bankën Kombëtare të Kuvajtit, sot u përfshi nga një zjarr, ku evakuohen 2,500 punëtorë.
Sipas mediave lokale, zjarrfikësit arritën ta lokalizojnë 90 për qind të zjarrit. Banka Kombëtare e Kuvajtit tha se zjarri shpërtheu të enjten në vendin e ndërtimit të selisë së saj në Kuvajt, dhe se zjarri u shua me sukses.
“Menaxhmenti i Bankës dëshiron të falënderojë Departamentin e Zjarrfikësve të Kuvajtit, Ministrinë e Brendshme, Shërbimet Mjekësore Emergjente, për reagimin e tyre të shpejtë në shuarjen e zjarrit në ndërtesën e re”, thuhet në komunikatën e Bankës. (KP)