Zjarr në një burg të Venezuelës, 68 të vdekur
29 mars 2018
| 09:02
Trazirat dhe zjarri në një stacion policor në qytetin Valencia të Venezuelës kanë lënë të vdekur 68 njerëz, kanë thënë zyrtarët qeveritarë.
Kryeprokurori i shtetit, Tarek Saab, ka thënë se hetimet e incidentit kanë nisur menjëherë.
Zjarri raportohet të ketë shpërthyer pasi të burgosurit u kanë vënë flakën dyshekëve, në përpjekje për të ikur, raporton “Rel”.
Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë familjarët, që kanë rrethuar stacionin pas lajmeve për shpërthimin e zjarrit.
Disa gra dhe fëmijë që po vizitonin të burgosurit, besohet të jenë në mesin e të vdekurve.