![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/Zjarr-Egjipt.jpg)
Zjarr në një kishë në Egjipt, vdesin mbi 40 persona
14 gusht 2022
| 14:41
Të paktën 41 persona kanë vdekur nga zjarri në një kishë në qytetin egjiptian të Gizës.
Flakët kanë shpërthyer derisa 5 mijë besimtarë ishin mbledhur për meshë në kishën kopte Abu Sifin në lagjen Imbaba, raporton “BBC”.
Zjarri ka bllokuar një hyrje, duke shkaktuar rrëmujë, kanë thënë burimet e mediumit britanik.
Raportohet se shumica e të vrarëve ishin fëmijë.