Zjarr në Obiliq
03 nëntor 2018
| 15:13
Një zjarr fushor ka ndodhur sot në hapësirat e KEK-ut në Obiliq, me ç’rast është djegur bari dhe disa trafo të vjetra, megjithatë zjarri është fikur dhe nuk ka të lënduar.
Drejtori për komunikim në KEK, Skender Bucolli,ka deklaruar për “KP”, se ky zjarr ka qenë larg termocentraleve dhe nuk ka paraqitur problem për operim. “Zjarri ka qenë në zonën e Metalkosit dhe pavarësisht që kanë qenë larg termocentraleve, të gjithën njësitë intervenuese kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë fikjen e zjarrit edhe pse nuk ka paraqit problem në operim ditorë”, ka thënë ai. Sipas tij, për fat të mirë nuk ka pas asnjë të lënduar.