Zjarr në Qendrën e Regjistrimit Civil
04 nëntor 2020
| 11:09
Sot rreth orës 10:00, brenda objektit të Qendrës së Regjistrimit Civil ka dalë tym afër serverëve, raporton “Epoka e re”.
Pas kësaj flake, menjëherë është larguar stafi nga objekti por edhe qytetarët të cilët kishin shkuar për të kryer shërbime të gjendjes civile.
Aty pranë objektit kanë arritur edhe policia dhe zjarrëfikësit të cilët kanë marrë situatën në kontroll.
Në Qendrën e Regjistrimit Civil sot nuk do të shërbëhen qytetarët me dokumente personale dhe dokumente përcjellëse tjera.