Zjarr në Veternik

02 tetor 2018 | 20:06

Një zjarr i madh është përhapur në Veternik të Prishtinës, i cili po ndihmohet nga erërat e forta.

Siç raporton “KosovaPress”, zjarri është përhapur edhe pranë disa shtëpive, të cilat momentalisht nuk janë të banuara.

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në vendin e zjarrit, por se shuarja e flakëve nuk është e lehtë, për shkak të erës së fortë.

Zjarri duket që ka filluar në ara, por se është duke depërtuar drejtë zonave të banuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vera Ora është përzgjedhur ambasadore nderi në organizatën e bamirësisë…