Zjarre të mëdha në Korenë e Jugut, vendi shpall katastrofë kombëtare

23 mars 2025 | 09:57

Të paktën katër persona humbën jetën dhe qindra u evakuuan nga shtëpitë e tyre ndërsa zjarret shpërthyen në Korenë e Jugut.

Kjo bëri që qeveria të shpallë gjendjen e katastrofës kombëtare.

Bëhet me dije se masa hyri në fuqi në qytetin Ulsan dhe provincat Gyeongsang Veriore dhe Jugore në juglindje të vendit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Zjarri shpërtheu të premten në kontenë Sancheong, rreth 250 kilometra në juglindje të Seulit, ku dy zjarrfikës u gjetën të vdekur dhe u përhap në zona të tjera.

Gjithsej katër persona u konfirmuan të vdekur dhe gjashtë të lënduar mbrëmjen e së shtunës, pesë prej të cilëve rëndë.

Shërbimi Pyjor ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për zjarre në 12 vende, duke përfshirë Busan dhe qytetin qendror të Daejeon, dhe rreth 1,500 banorë janë evakuuar në strehimore të përkohshme ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të frenuar zjarret.

Raportohet se presidenti në detyrë Choi Sang-mok kishte kërkuar të bëhen të gjitha përpjekjet për të shuar flakët deri në perëndim të diellit, por erërat e forta penguan përpjekjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se përpjekjet…