Zjarret bëjnë shkrumb e hi Koloradon, digjen mbi 500 shtëpi
31 dhjetor 2021
| 08:16
Një situatë alarmante është krijuar në ditët e fundit në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku më shumë se 500 banesa janë djegur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin.
Sipas autoriteteve lokale situata paraqitet më e rënduar në Sagamore dhe pjesën e lartë të Qytetit të Vjetër, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Më shumë se 700 hektarë me pyje janë shkrumbuar, ndërkohë që flakët nuk kanë kursyer as hotele të mëdha apo qendra tregtare.
Zjarret mendohet të jenë shkaktuar nga rënia e kabujve të energjisë, ndërsa guvernatori Polis po shqyrton mundësinë e shpalljes së gjendjes së emergjencës.