Zjarret e Amazonës arrijnë në Paraguai
E gjithë bota është e alarmuar për zjarret në Amazonë dhe të gjithë janë në këmbë për ndihmë. Por alarmi për Amazonën bie sërish fort. Zjarret masive që po shkrumbojnë dita–ditës mushkërinë e globit, po depërtojnë edhe në Paraguai.
Mediet ndërkombëtare kanë publikuar së fundmi, imazhet satelitore që tregojnë situatën alarmante të Amazonës në flakë, teksa zjarret po hyjnë edhe në territore të tjera.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidenti kilian, Sebastian Pinera, kanë pohuar faktin se kombet e G7 do të sigurojnë një fond prej 20 milionë dollarësh për të luftuar tragjedinë që ka përfshirë Amazonën.
Frika për banorët e Amerikës Jugore për përhapjen e flakëve në të gjithë kontinentin e hemisferës Perëndimore sa vjen e rritet.
“Është jashtëzakonisht shqetësuese të shohësh këtë lloj shkatërrimi”, janë shprehur vendasit.
Kështu, Amazona – pylli më i madh në botë, që deri më sot ka ndihmuar në ngadalësimin e ngrohjes globale, po humbet rolin kryesor si dhe titullin “mushkëria e botës”.