Zjarret e detyrojnë Greqinë ta bëjë “evakuimin më të madh në histori”
25 korrik 2023
| 09:05
Mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen nga qytete dhe fshatra anembanë Greqisë pasi zjarret janë duke shkatërruar vendin.
Zjarrfikësit janë duke u përballur me 82 vatra të egra zjarri gjithandej, duke shtyrë në “evakuimin më të madh” në histori të vendit, raporton “Independent”.
Zjarret më të egra kanë goditur ishullin e Rodosit, ku ka ndodhur evakuimi i 19 mijë vetave nga disa lokacione, ku zjarri po djeg çdo gjë për ditën e gjashtë me radhë.
Policia lokale ka thënë se 16 mijë veta janë evakuuar përmes tokës, ndërkaq 3 000 përmes detit nga 12 fshatra dhe disa hotele.
Gjashtë veta janë trajtuar shkurt nëpër spitale për shkak të problemeve me frymëmarrje.