‘Zjarret në Kosovë po dalin jashtë kontrollit’
Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe bashkëthemeluesi i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka thënë se zjarret në Kosovës janë duke dalë jashtë kontrollit.
Ai ka në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se me këtë gjendje të zjarreve është duke u rrezikuar jeta e qytetarëve dhe e zjarrfikësve.
“Zjarre të shumta kanë kapluar mbarë Kosovën, po digjen fusha e male, thuajse nuk ka rajon që nuk është përfshirë nga këto zjarre, të shumtat të shkaktuara qëllimisht apo nga pakujdesia. Po shkatërrohen hektarë të tërë të sipërfaqeve malore dhe fushave, po rrezikohen pronat private e publike, po rrezikohet jeta e zjarrfikësve të cilët me javë dhe muaj po luftojnë me këto zjarre, po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve të vendit”
“Ka disa javë që kemi paralajmëruar që gjendja me zjarret në Kosovë po del jashtë kontrollit.
A duhet të presim që të ndizet e tërë Kosova, apo ndoshta edhe të kemi ndonjë viktimë nga këto zjarre, dhe tek atëherë organet kompetente shtetërore të marrin masa për shpalljen e gjendjes emergjente?
Apo ndoshta duhet të shpresojmë dhe të lutemi që sa më shpejtë të kemi të reshura të shiut, në mënyrë që të zbutet situata me këto zjarre”, ka shkuar Ahmeti.
/Epoka e re/