Zjarret në Prevallë, intervenon edhe KFOR-i
Tash e sa ditë Prevalla është një prej zonave më të prekura nga zjarret. Përhapja e zjarreve ka rrezikuar shumë prona private e biznesore në atë anë.
Madje në disa raste në rrezik kanë qenë edhe shumë njerëz të cilët po qëndroni aty. E situatë aspak më e mirë nuk është as sot.
Në Prevallë po qëndrojnë zjarrfikësit, zyrtarët policorë, qytetarë të shumtë e pjesëtarë të KFOR-it të cilët po përcjellin nga afër situatën dhe po mundohen që t’i shuajnë këto zjarre, raporton lajmi.
Duhet theksuar se dy ditë më parë ishte një helikopter i KFOR-it që arriti të shuajë zjarret e shumtë që po rrezikonin malet e Prizrenit.
Ngjashëm situate me zjarret është edhe në disa prej komunave të tjera të Kosovës. Vazhdimisht është bërë thirrje për kujdes ndaj zjarreve pasi si shkak i temperaturave të larta rreziku i hapjes së tyre është tejet i lartë. Me zjarret së fundi janë përballur edhe Shqipëria e shumë shtete të rajonit dhe më larg.