Zjarret në Shqipëri, Vasili: Vëllezërit kosovarë janë me ne edhe në këto ditë të vështira

10 gusht 2021 | 07:36

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka falënderuar Kosovën për zjarrfikëset dhe ushtarët e dërguar në Kukës për shuarjen e zjarreve.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në çdo hall Kosova është me Shqipërinë.

Më tej, Vasili shkruan se pas disa kohësh kjo ndihmë mund edhe të mos përmendet fare nga Edi Rama.

Postimi i plotë i tij:

Kosova në vijë të parë të zjarreve, Rama në vijë

Në çdo hall vëllezërit nga Kosova na gjenden dhe janë me ne edhe sot në këto ditë të vështira të zjarreve këtu janë me forca e me mjete.

Ndërsa Edi Rama dhe rilindja vetem halle mbi halle i hapin Kosovës!

Mos u çuditni hiç që pas ca kohesh ndihma vëllazërore e Kosovës për zjarret nuk do të përmendet fare nga Edi Rama, por do falendëroj Serbinë, që na solli Bregoviçin në kohen e zjarrëve!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vatër zjarri ka shpërthyer mbi tunelin e Kalimashit duke…