Zjarret po djegin edhe asetet elektroenergjetike
Gjatë vikendit në Kosovë ka pasur një numër të konsiderueshëm të zjarreve anekënd vendit, ka njoftuar KEDS-i.
“Ato zjarre kanë shkaktuar edhe djegien e aseteve elektroenergjetike në disa raste në komuna të ndryshme të Kosovës. Kjo situatë është e papranueshme, pasi përveç dëmtimit të aseteve, po ndikon direkt në ndërprerjen e energjisë elektrike për mijëra konsumatorë. Ekipet tona kanë qenë vazhdimisht në vatrat e zjarreve ku janë afektuar asetet e KEDS-it dhe kanë bërë maksimumin që dëmet të jenë sa më të vogla”.
“Apelojmë te të gjithë që të kenë kujdes në rastet e zjarreve, sidomos atyre të qëllimshme, pasi po shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale, riparimi i tyre po merr kohë, ndërsa edhe konsumatorët po mbesin kohë të gjatë pa energji elektrike”, ka njoftuar KEDS-i.