Zjarrfikësit e qytetit të Macon-Lyon të Francës kanë vizituar Prishtinën
Zjarrfikësit e Lyonit të udhëhequr nga lejtnant kolonel Stephane Berrez u pritën nga Asamblistët e Komunës së Prishtinës dhe Komandanti i Zjarrfikësve të Prishtinës.
Asambilstët e PDK-së në Komunën e Prishtinës Migjen Shala dhe Leutrim Retkoceri i njoftuan nga afër zjarrfikësit e Lyonit për zhvillimet dhe rreziqet që ka qyteti i Prishtinës nga zjarret.
Asamblistët Shala dhe Retkoceri falenderuan Burhan Pajazitin për sjelljen e zjarrfikësve Francez në Prishtinë.
Pas diskutimit me asambilstët e Kuvendit Komunal të Prishtinës zjarrfikësit Francez ishin të interesuar të shohin nga afër funksionimin e Brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë.
Komandanti i Zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka falenderoi mysafirët për vizitën dhe shpalosi preokupimet e tij.
Zeka tha se “Zjarrfikësit kanë nevojë për zgjidhjen e statusit të zjarrëfikësve të Prishtinës, ndihmesë në trajnime dhe shtim të numërit të stafit e kushte më të mira për zjarrfikës”.
Brigada e zjarrfikësve të Lyonit së bashku me brigadën e zjarrfikëseve të Prishtinës caktuan takimin e radhes në qershor të këtij viti në Prishtinë për të ndihmuar brigadën e zjarrfikësve të Prishtinës me asistenc në trajnime dhe literatur moderne për zjarrfikje.