Zjarrfikësit në Kosovë kërkojnë pagat e njëjta si Policia dhe FSK-ja
15 nëntor 2018
| 13:33
Zjarrfikësit e Kosovës kanë dalë sot në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, ka deklaruar se nuk do të ndalen derisa nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Ai ka thënë se zjarrfikësit po i mashtrojnë, duke manovruar, siç thotë ai herë në qeverisje lokale e herë në atë qeveritare.
Beka më tutje deklaroi se koeficienti më i vogël i pagave është për zjarrfikësit.
Kurse nënkryetarja e BSPK-së, Leonora Lokaj, ka thënë se përkujdesja institucionale mungon, nuk ka nivelim të pagave me institucionet tjera.
Zjarrfikësit kërkojnë që ata të trajtohen njëjtë si Policia dhe FSK-ja.