Zjarrfikësit protestojnë nesër para qeverisë
29 nëntor 2023
| 16:03
Zjarrfikësit e Kosovës do të protestojnë nesër (e enjte) para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.
Përmes një reagimi, Sindikata e Zjarrfikësve, ka thënë se zjarrfikësit janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit dhe se kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë.
Sindikata ka njoftuar se protesta do të mbahet në orën 11:00 para objektit të Qeverisë dhe se e njëjta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshje të pranueshme.