Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në afërsi të QKUK-së, s’ka të lënduar

08 gusht 2023 | 10:01

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur që ta shuajnë zjarrin që në orët e para të mëngjesit të së martës e kishte kapluar një shtëpi në afërsi të oborrit të QKUK-së.

Në vendin e ngjarjes sipas dëshmitarëve kanë arritur me kohë zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.

Malë Gashi, zëvendësueskomandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, ka konfirmuar se nuk ka pasur persona të lënduar si pasojë e zjarrit, duke shtuar se kanë intervenuar në kohë shumë të shpejtë pas marrjes së informatës për zjarr në këtë lagje.

Sipas tij, po mos të lokalizohej më shpejt zjarri do të mund të digjeshin edhe shtëpitë e tjera për rreth për shkak të afërsisë me njëra-tjetrën.

“Sa i përket të lënduarve nuk kemi informata që ka njerëz të lënduar. Zjarrfikësit kur kanë ardhur në vend të ngjarjes nuk kanë atakuar njerëz që kanë marr lëndime”, tha ai.

“Na informatën e kemi marr më orën 07:20 të mëngjesit që është duke u djegur një shtëpi. Reagimi ka qenë i më menjëhershëm ekipeve të zjarrfikësve dhe fal reagimit të shpejt që e kanë bërë edhe për shkaka se komunikacioni nuk ka qenë i ngarkuar reagimi ka qenë shumë i shpejt”.

“Edhe e ka nxënë këtë pjesën e kulmit, që është kall vetëm pjesa e kulmit të kësaj objekti, ndërsa po të ishim vonuar më shumë atëherë ka pasur gjasa siç shihet edhe kulmat e tjerë që janë të ngjitura me njëra-tjetrën edhe zjarri me përfshi edhe shumë objekte të tjera. Reagimi ka qenë shumë i shpejt, profesional dhe kanë arritur ta lokalizoj atë pjesën ku ka shpërthyer zjarri”.

Milaim Canolli, fqinjë i familjes që cilës i është djegur shtëpia, i tha Ekonomia Online, se nuk e di se si ka ndodhur zjarri, por që kanë intervenuar shumë shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe…