Zjarri i madh në Qendrën tregtare Elkos Center në Pejë shkaktoi dëme rreth 35 milionë euro
Biznesmeni dhe pronari i “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi ka reaguar pasi sot një zjarr i madh përfshiu Qendrën e Depozitimit dhe Tregtimit – Depon e Importit dhe Elkos Center.
Ai ka dhënë detaje duke treguar se nuk dihet ende shkaqet, derisa thotë se zjarri dyshohet se ka filluar rreth orës 08:15.
“Në kohën kur ka filluar zjarri në depo nuk ka pasur asnjë punonjës të kompanisë time (orari fillon nga ora 09:00 deri në ora 17:00)”, ka shkruar Kelmendi në “Facebook”.
Ai ka thënë se dëmi, sipas informacioneve deri në këtë fazë, parashihet të jetë rreth 35 milionë euro.
“Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milionë euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë rreth 250”, ka treguar Kelmendi.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë, bashkëpunëtorë dhe kolegë të punës,
Sot më datë 25.03.2023 ende pa i ditur shkaqet, siç tashmë jeni të njoftuar nga mediat, ka ndodhur një zjarr i madhë në Qendrën e Depozitimit dhe Tregtimit që ne e kemi të quajtur Depo e Importit dhe Elkos Center.
Personalisht, në atë qark kohor isha në punishte, e cila gjendet mu pranë qendrës dhe me të vërejtur tymin, instektivisht së bashku edhe me punëtorët prezent te ekipit të ndertimit kemi ndërhyrë në tentim qe me aparatet e zjarrëfikësve të ndalojme zgjerimin, por që të gjithë jemi asfiksu nga tymi i dendur.
Zjarri, po dyshohet të ketë filluar rreth orës 08 e 15 minuta, ndërsa është shpërfaqur rreth orës 08 e 30 minuta.
Në kohën kur ka filluar zjarri në depo nuk ka pasur asnjë punonjës të Kompanisë time (orari fillon nga ora 09:00 deri në ora 17:00)
Punonjës të ndërtimit të asfiksuar, fatmirësisht të liruar në shtëpi, do ju qëndrojmë afër sipas nevojës!
Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë rreth 250.
Miq dhe ju bashkëpuntorë e të punësuarë,
Ju falënderojë nga zemra për mbështetjen, përkrahjen që më ofruat në këtë ditë të vështirë.
Falëndrojë organet përkatëse, Zjarrëfikësit, Policinë, Emergjencat dhe mekanizmat përcjellës relevant, për angazhimin!
Ju siguroj se, ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre do vonohen në pagesa.
Punëtorët që janë të prekur nga ky zjarr, (departamentet përkatëse), do të sistemohen menjëherë, deri në ndërtimin e objektit të ri.
Asnjë obligim ndaj institucioneve bankare nuk do të prolongohet nga ana jonë!
Shëndeti të na punoj, Natyra është mbi të gjithe ne!
Ramiz Kelmendi