Zjarri i qëllimshëm lë 24 persona të vdekur në Japoni
18 korrik 2019
| 13:57
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një zjarrvënieje të qëllimshme në një studio kinematografike në qytetin Kioto, në Japoni.
Bilanci mbetet ende i përkohshëm, pasi ka ende persona që rezultojnë të zhdukur. Mediet vendase raportojnë se autori i ngjarjes së rëndë është një 41-vjeçar, i cili spërkati studion me benzinë dhe i vuri flakën. Ai u arrestua nga policia dhe u shoqërua në spital me plagë djegieje.
Shkaqet e sulmit ndaj studios që prodhonte filma të animuar, mbeten të panjohur.