Zjarri në IML, Kica-Xheli: Kjo ngre dyshime për përfshirje të rrezikshme të pushtetit në rastin Dehari

21 nëntor 2023 | 14:39

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se është e tronditur nga zjarri që ka përfshirë disa zyra të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Ajo ka theksuar se kjo ka ndodhur një ditë pas dhënies së dëshmisë së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në prokurori lidhur me rastin e të ndjerit Astrit Dehari.

Kica-Xhelili ka thënë se djegia e këtyre zyrave ngrit dyshime për përfshirjeje të rrezikshme të pushtetit në rastin Dehari.

“Tmerr i tmerrit. Një ditë pas dhënies së dëshmisë së ministres Haxhiu në Prokurori lidhur me rastin e të ndjerit Astrit Dehari, digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore ku qëndrojnë (apo qëndronin) dëshmitë e këtij rasti. Dhe kjo: pasi që ato dëshmi u vodhën e u kthyen, brenda mandatit të kësaj qeverie. Pasi që pas shumë vitesh që Haxhiu pretendonte se kush janë fajtorët, tani del si njeriu më i papërgjegjshëm i fjalës publike e pozitës së saj e deklaron se ‘po ta dija kush, do ta thoja para shumë vitesh’. Tash iu kujtua, domethënë, që nuk e di? Çka ndodhi Ministre? Amnezi? Kjo është e frikshme. Kjo ngrit dyshime e frikë të një përfshirjeje tejet të rrezikshme të pushtetit në këtë rast”, ka shkruar Kica-Xhelili në “Facebook”.

Sipas saj, kjo ndjell pasiguri të skajshme në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas…