Zjarri në Katedralen e Notre Dame, flet kryetarja e Parisit
Anne Hidalgo, kryetarja e Parisit ka thënë se zjarrfikësit po mundohen që ta kontrollojnë zjarrin në Katedralen Notre Dame dhe se kërkon mirëkuptimin e njerëzve.
“Një zjarr i tmerrshëm ka filluar në katedralen e Notre-Damit, dhe zjarrfikësit e qytetit po mundohen të bëjnë çdo gjë që ta kontrollojnë dhe ta fikin atë”, tha në një deklaratë Hidalgo.
Ajo gjithashtu i ka bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve që ta respektojnë perimetrin e sigurisë që është vendosur nga policia dhe zjarrfikësit.
“Kërkoj nga qytetarët dhe turistët që ta respektojnë perimetrin e sigurisë, që është vendosur nga autoritetet policore dhe zjarrfikësit”, tha Hidalgo.
Katedralja e Notre-Damit është ndër atraksionet më të rëndësishme turistike të Parisit.
Ndërsa presidenti i Francës, ka anuluar një adresim për popullin francez, që zakonisht e bën të hënave në orën 20:00, për shkak të “zjarrit të tmerrshëm” që e ka kapluar katedralen e Notre-Damit, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga pallati i Elysesë.