Zjarri në një kamp të migrantëve lë të lënduar 29 persona
01 qershor 2019
| 18:39
Njëzet e nëntë migrantë janë lënduar në një shpërthim të zjarrit në një kamp të migrantëve në veri-perëndim të Bosnje e Hercegovinës.
Zëdhënësi i policisë rajonale, Ale Siljdedic, tha se të lënduarit u dërguan në spitalin e Kladusës së madhe, pas shpërthimit të zjarrit në kampin Miral, që strehon 500 migrantë, transmeton “REL”.
Rreth 25,000 persona nga Azia dhe Afrika veriore, kanë hyrë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi, vitin e kaluar.
Kurse, rreth 3500 nga ta ishin akomoduar në qendrat tranzitore, derisa pjesa tjetër ka mbetur rrugëve.