Zjarri në parkun argëtues në Indi lë 27 të vdekur, mes tyre dhe fëmijë
26 maj 2024
| 10:56
Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në një park argëtimi në shtetin Gujarat në Indinë perëndimore, duke vrarë të paktën 27 persona, përfshirë disa fëmijë, thanë policia dhe raportet e mediave të huaja.
Zjarri shpërtheu në park në qytetin Rajkot në shtetin Gujarat. Komisioneri i policisë, Raju Bhargava tha se zjarri ishte nën kontroll dhe një operacion shpëtimi ishte duke u zhvilluar.
Oficeri i policisë Vinayak Patel tha se ishte e vështirë të identifikoheshin trupat.
Policia tha se ka ndaluar për marrjen në pyetje pronarin dhe menaxherin e parkut zbavitës, ndërsa kanë nisur hetimet për shkakun.